Në takimin që zhvilloi me gra e vajza, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se synimi kryesor i programit është që të ringjallë ekonominë shqiptare, të fuqizojë sipërmarrjen shqiptare dhe të tërheqim investime të huaja.
Ai gjithashtu tha se programi parashikon shkollimin në mënyrë profesionale rininë dhe të kreditojë sektorët më vulnerabël, në veçanti gratë sipërmarrëse dhe sektorin rural. Sipas tij, një qeveri që është në krah të qytetarëve do të sjell rritje ekonomike dhe paga më të larta, që kështu të mjekohet dhe plaga e madhe në familjet shqiptare siç është emigracioni.
“Synimi kryesor i programit tonë, është që duke ringjallur ekonominë shqiptare, të fuqizojmë sipërmarrjen shqiptare, të bëjmë një klimë sa më tërheqëse për investimet e huaja. Të shkollojë në mënyrë profesionale rininë tonë të mrekullueshme, të kreditojë sektorët më vulnerabël, në veçanti gratë sipërmarrëse dhe sektorin rural. Dhe në mënyrë harmonike, duke pasur një qeveri që nuk është përball por në krah të shqiptarëve, në krah të sipërmarrjes, në krah të grave shqiptare, në krah të rinisë shqiptare. Të garantojë rritje ekonomike, të ardhura më të larta dhe përmes të ardhurave më të larta edhe mjekimin e plagëve të thella sociale duke filluar me plagët që gratë shqiptare i ndjejnë në trupin e familjeve të tyre, i ndjenë në tavolinat e tyre, i ndjejnë në familjet e përgjysmuara shqiptare” – tha Basha.