“Besojmë te Shqipëria që nuk dorëzohet”, Basha: Koalicioni Euroatlantik me programin e parë të djathtë në Shqipëri me familjen në qendër, sipërmarrjen dhe pronarët

Në një takim të zhvilluar për prezantimin e programit elektoral të Koalicionit Euroatlantik, drejtuesi politik Lulzim Basha tha se është i pari program i djathtë në Shqipëri që vendos familjen në qendër. Ai foli për disa nga pikat e tij, si 30 mijë portofole kreditimi për çiftet e reja, si dhe një bonus të rritur për lindjet – deri në 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Programi përfshin edhe dreka shtetërore për nxënësit nga klasa e parë deri në gjimnaz, shtimin e 25 mijë mësuesve dhe mbështetje për të rinjtë me bursa, stazhe të paguara dhe ndihmë për të ndjekur universitetin.

Basha foli gjithashtu për investime në teknologji, bujqësi dhe drejtësi, përfshirë kompensimin e pronarëve dhe përkrahje për të përndjekurit politikë. Ai theksoi mbështetjen nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht CDU-në gjermane, dhe e cilësoi programin si të vetmin me zgjidhje reale për qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Programit të parë të djathtë të Shqipëriqë ka në qendër familjen. Familjen shqiptare të përgjysmuar nga emigracioni, nga dëshpërimi, nga rënia e të ardhurave, nga rritja e çmimeve, të cilën do ta mbështesim me 30 mijë portofole kreditimi për çiftet e reja të blejnë një shtëpi që sot është e pamundur. 30 mijë çifte të reja do të mund të përfitojnë nga programi ynë “familje e fortë, Shqipëri e fortë” për të themeluar familjen e tyre dhe më pas do të asistohen nga programi ynë i bonusit për bebet.
Ne nuk heqim dorë edhe kur na përqeshin edhe kur na kopjojnë, bonusi për bebet do të pesëfishohet 2 mijë euro për beben e parë, 2 mijë euro për beben e dytë, 20 mijë euro për beben e tretë. Shqipëria ka nevojë për familje që lindin dhe rrisin fëmijë.
Dreka shtetërore për fëmijët, nga klasa e parë deri në fund të gjimnazit. Shtimi me 25 mijë mësues të rinj dhe rindërtimi i infrastrukturës shkollore për të mundësuar që pas orës 1, deri në orën 4 ku dalin prindërit nga puna të mësojnë kompjuterin, gjyhët e huaja, të angazhohen në sport, të arte. Është programi më i rëndëisishëm dhe është një program, modern, perëndimor që do të mbështesi familjen shqiptare, nënat shqiptare, prindërit shqiptarë dhe do të kujdeset që brezi i ri të rritet pa asnjë mangësi krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në Europë.
Zotimi ynë programor i mbështetur në financa, është që asnjë bir dhe asnjë bij shqiptari, nuk do të mbetet pa shkuar në Universitet për shkak të pamundësive ekonomike të familjes së vet. Do të mundësojmë që 10 mijë më të mirët çdo vit të mbështeten me stazhe të paguara, që bëjnë urën nga shkolla drejt tregut të punës.
Duke investuar tek rinia, duke investuar tek teknologjia, duke investuar tek sipërmarrja, duke investuar tek fermerët tanë me subvencione 100 milionë euro në vit, 50 milionë euro në infrastrukturë bujqësore dhe akses në treg.
Duke investuar tek drejtësia që nis me miratimin e statusit të të përndjekurit politik dhe dëmshpërblimi i barabartë me statusin e ish-ushtarakut dhe duke larë një njollë të zezë në biografinë e demokratëve shqiptarë.
Dhe mbi të gjitha vëllezër dhe motra, do të bëjmë një hap që do t’i japi fund primitivitetit në ekonominë tonë dhe në tregun tonë bankar, financiar dhe të përgjithshëm. Çështja e pronës, 35 vite e zvarritur do të marrë fund me programin tonë ekonomik për pronën. Ne do të bëjmë gjithçka që zotimi ynë të mbyllet brenda dy viteve. Pronma e lirë do t’i kthehet pa asnjë diskutim pronarit dhe prona e zaptuar, do të kompensohet me vlerën e tregut.
Luftë kundër korrupsionit, mbështete për familjet shqiptare, mbështetje për sipërmarrjet shqiptare. Drejtësi sociale, për të përndjekurit dhe pronarët. Këton janë shtyllat e djathta të programit të parë të qendrës së djathtë siç e quajti CDU-ja gjermane.
Programi i vetëm i vërtet që ofron zgjidhje realiste për shqiptarët dhe jo premtime fantazëm, me një ndihmë të jashtëzakonshme që kanë dhënë miqtë tanë të përhershëm të ditëve të mira, e në veçanti të ditëve të vështira. Partia CDU i Gjermanisë, miqtë tanë që për pak javë do të inagurojnë qeverisjen e re dhe nën drejtimin e tyre do të forcojnë ekonominë gjermane dhe Europiane. Jemi krenarë për këta miq, na kanë ndihmuar, na kanë qëndruar pranë, na e kanë thënë të vërtetën në sy, ne dhe Edi Ramës, pavarësisht se ai bën sikur se dëgjon.
Po le ta dëgjojmë edhe njëherë zërin e alëatëve tanë strategjik, rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, pa të cilën nuk bëjnë asnjë hap përpara. Vlerësimin për Koalicionin Euroatlantik si i vetmi formacion politik i vendosur me vepra në luftë kundër korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik.

Artikulli paraprak“Kryeministri solli kriminelë, trafikantë, hajdutë në parlament”, Basha: 11 maji është i qartë, ose me Edin shokë te 313-ta, ose Koalicioni Euroatlantik me program, ekip dinjitoz dhe mbështetje për SPAK
Artikulli tjetërRama e nis fushatën duke kopjuar Bashën…