“Beteja” për kryeopozitarin, Iljazaj: Berisha non grata, është braktisur nga ndërkombëtarët

Drejtori i Institutit Liberal “Pashko”, Ervis Iljazaj ka deklaruar në emisionin “Zonë e Lirë” se deputeti Ervin Salianji mund të jetë kryetar i opozitës, pasi sa herë ka bërë beteja njerëzit e kanë dashur.

“Është një person që ka ambicien politike, duket qartë dhe çdo njeri që ka ambicie politike është dhe i fortë. Ka temperament, nuk mund të jetë ndryshe. Salianji mund të jetë kryetar i opozitës, mund ta bëjë në qoftë se punon mirë. Ambiciet i ka shpallur. Në disa herë që ka bërë beteja njerëzit e kanë dashur, për shembull Kavajën e fitoi, në Korçë ka fituar. Unë mendoj që në opozitë ka filluar beteja që kush do e trashëgojë elektoratin e Berishës, Salianji është një nga këta”, tha ai.

Më tej, Iljazaj u shpreh se tani që Sali Berisha është non grata, situata e opozitës është në krizë, pasi nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

“E vetmja gjë që mund të kishte opozita është që të kishte mbështetje ndërkombëtare për këtë krizë. Çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare tërë këto vite? Opozita ka bërë një krizë, kanë ardhur ndërkombëtarët, është negociuar dhe është gjetur një marrëveshje. Kësaj radhe është ndryshe. Kësaj radhe problemi është braktisja që kanë për kauzat e tyre nga ndërkombëtarët. Kjo është kriza e opozitës.  Kësaj radhe është pak ndryshe sepse doktori është non grada”, shtoi analisti.

Exit mobile version