Nga Veriu në Jug të vendit, shqiptarët do të bashkohen në një nga protestat popullore më të mëdha të mbajtura ndonjëherë, duke kërkuar poshtë zyrës së Ramës largimin e menjëhershëm të tij nga pushteti.
Sot, çdo shqiptar ka një mtiv të fortë për tu ngritur dhe për të protestuar. Dikush si mijëra të tjer’ë ka mbetur pa punë, mijëra të tjerë në kufijtë e mbijetesës, duke mos garantuar dot as bukën e përditshme.
Dikush është futur në burg, sepse ska mundur të paguajë dot faturat, dikush tjetër për faturat e ujit. Mijëra biznese të vogla janë detyruar të mbyllen e falimentojnë. Taksat janë rritur dhe jeta është bërë e pamundur. Sot çdo shqiptar ka të drejtë të ngrejë zërin deri në largimin e Ramës, duke kërkuar të drejtat e tij.
Në orën 12:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të vërshojë zemërimi popullor, ku mijëra do të kërkojnë largimin e Ramës. Protesta megjithëse do të udhëhiqet nga opozita pritet të ketë si pjesë të saj edhe qindra socialistë të zhgënjyer e të revoltuar me qeverisjen Rama. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha dje pak orë para mbajtjes së protestës se arsyeja e parë që protestohet është ajo ekonomike. Ristani tha se arsyeja e dytë është mungesa e drejtësisë dhe shtylla e tretë ka të bëjë me zhbërjen e demokracisë, ku Rama po kthehet në krye të çdo gjëje në këtë vend, duke synuar së fundmi edhe kreun e FSHF-së. Ristani theksoi se, përmes kësaj proteste qytetarët do t’i tregojnë Edi Ramës se nuk mund të pranojnë keqqeverisjen, nëpërkëmbjen. “Është një protestë popullore, e cila vërtet është thirrur nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, por në të do të jenë qytetarët përtej partive politike. Mesazhi që do të jepet është se, Rama mund ta gënjejë dhe dhunojë këtë popull, por gënjeshtra dhe dhuna nuk mund të shkojë pa fund. Ka njerëz që kanë besuar te loja e demokracisë, te rotacioni, te tranzicioni, por sot besoj se të gjithë e kanë kuptuar se ky ishte një mashtrim i thellë. Qytetarët e kanë kuptuar se kanë sjellë në pushtet një bandë kriminale, që duhet hequr një orë e më parë nga qafa”, tha Ristani. Sipas tij, protesta është fillimi i një stine protestash, fillimi i një lufte që nuk presim që do të mbarojë nesër, por do të fillojë nesër, që do të kulmojë me kërkesat e opozitës që janë krijimi i një qeverie antimafia, që do të krijojë jo vetëm kushtet për të luftuar krimin dhe trafiqet, por edhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme.