“Beteja” tjetër e Kavajës për numrin 2 të PD, urimi

Të dy të rinj, të dy vijnë nga Kavaja dhe nga familja të njohura dhe me reputacion në qytetet si dhe me kontribute në historinë e PD. Mes Gazmend Bardhit dhe Dorian Telitit ka qenë një “betejë” mes dy të rinjve nga Kavaja, qyteti symbol të demokracisë për numrin dy të PD.
Dy kandidatët për Sekretar të Pergjithshëm, dy ekspertë në fushën e jurisprudencës dhe ekonomisë dy miq të një gare që nuk ka humbës por vetëm fitues.
Pas shpalljes së rezultatit për votimet për postet drejtuese në PartisëDemokratike ka reaguar edhe kandidadati për Sekretar të Përgjithshëm të PD DorJan Teliti i cili u mposht në këtë garë nga Gazmen Bardhi i cili u shpall fitues.
Nga çdo garë brenda familjes sonë politike, ajo që fiton është Partia Demokratike, shkruan Teliti në një shenim në facbook.
Postimi i tij i plotë 
Kenaqësi të garosh me një shok, koleg dhe patriot.
Nga çdo garë brenda familjes sonë politike, ajo që fiton është Partia Demokratike.
Suksese Gaz në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm!

Artikulli paraprakZëri i Amerikës flet për zgjedhje të parakohshme
Artikulli tjetërKreu i Senatit Akademik i përgjigjet pedagoges së keqpërdorur nga Rama për studentët