Betejë dhe përleshje përpara Parlamentit, revolta nuk ndalet

Mijëra qytetarë po përballen me forcë me dhunën policore që tenton të pengojë protestën e opozitës. Rrugët që rrethojnë para Parlamentit janë të rrethuara nga qytetarët të cilët po përballen numrin e madh të forcave policore që po mbrojnë qeverinë dhe Parlamentin ilegjitim.

Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Pas përplasjes së shoqëruar me hedhje shashkash, mësohet që policia ka shoqëruar disa persona.

“Banorët e Unazës së Re kanë dashur të hynë në pedonale, janë masat e policisë që kanë ndaluar kalimin e çdo personi. Është ndaluar hyrja te Toptani dhe Ministria e Brendshme. Ata kanë dashur të hyjnë në kordon, ku edhe po hyjnë deputetët. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe policia të shoqërojë disa prej tyre.”- raportoi gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë që banorët e Unazës së Re të cilët prej të paktën 145 ditësh protestojnë kundër projektit të Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shtëpitë e tyre i janë bashkuar protestës së opozitës sot para Kuvendit.

Exit mobile version