Betejë historike në sheshet e rrugët e Tiranës me regjimin, rinia e ka vrarë frikën

Nata e sotme ka qenë një nate dhune e pastër e një regjimi në panic. Protestuesit janë dhunuar dhe nuk janë lejur që të protestojnë uke u sulmuar që në fillim me gaz lotsjellës dhe kjo karevoltuar protestuesit që më pas kanë nisur një përballje me forcat e policisë si dhe janë shpërndarë në të gjithë rrugët e Tiranës duke ngritur barrikada kundër policisë.

Protetsuesit kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të Policisë dhe të gjithë asaj që ata e quajë “skuadra e vdekjes” në ekzekutimin e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Eshtë betejë historike në rrugët e sheshet e Tiranës për të tretën ditë rradhazi. Rinia e ka vrarë frikën.

Një tjetër natë të tensionuar ka kaluar sot kryeqytet, për të tretën ditë me radhë, e cila nisi si revoltë ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Kazanë të kthyer përmbysë përtokë, tabela të sinjalistikës rrugore të prishura, njerëz që ‘përplasen’ me policinë, e disa të tjerë që shoqërohen. Këto janë pamjet që publikon LSA nga kryeqyteti, i cili është ‘mbërthyer’ në kaos, ku protestuesit vrapojnë për të shpëtuar nga gazi lotsjellës apo dhe autobotet me ujë me presion që shpërndanin turmën.

Artikulli paraprakProtestuesit në Bllok, policia në mbrojtje të vilës së diktatorit Hoxha, e rrethon me tela
Artikulli tjetërPeka: Ministre e Brendshme kukull do të jetë Romina Kuko