Betejë me bandën kriminale tek Drejtoria e Policisë

Pas arrestimit të Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi, kreu  PD, Basha u ka bërë thirrje protestuesve që të nisen dret Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku po mbahet i ndaluar Sahit Dollapi.

‘Sahit Dollapi gjatë gjithë protestës ka bërë gjithçka për të mbrojtur efektivët e policisë, por me urdhër të Ramës dhe Lleshajt është dhunuar në mënyrën më të dhunshme. Në emër të opozitës i bëj thirrje që ta lirojnë një orë e më parë, ndërkohë që i bëj thirrje të gjithëve të nisemi drejt policisë së Tiranës’, u shpreh Basha.

Mijëra protestues kanë mbërritur tek Drejtoria e policisë duke e rrethuar atë. Protestuesit hedhin parrulla kundër Ramës dhe Lleshit.

Siç shihet edhe në foto, ka fishekzjarrë dhe tymuese edhe para drejtorisë së Policisë.

Artikulli paraprakBasha ultimatum Ramës: Liro një orë e më parë Sahit Dollapin! Protestuesit rrethojnë Drejtorinë e Policisë
Artikulli tjetërKy është polici që urdhëroi dhunën shtazarake ndaj Sekretarit të PD