Beteja mes rinisë dhe forcave të regjimit po z\hvillohet në çdo shesh dhe rrugë të Tiranës. Kudo ka protestues që të revoltuar i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe me to kanë krijuar barrikada në rrugë me qëllim pengimin e forcave të regjimit për ti sulmuar.
Tirana e gjitha është në këmbë ndërsa të rinjtë janë të vendosur që të mos ndalen në përballjen e tyre me regjimin criminal që tre ditë më parë ekzekutoi Klodian Rashën në pragun e shtëpisë së tij.
Beteja po zhvillohet në çdo shesh dhe rrugë të Tiranës. Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do të largojë ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.Por kjo nuk e ndali protestën e lajmëruar fiks në orën kur Rama nisi të mbajë fjalimin e tij patetik.
Të rinjtë u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Brendshme. Më pas u ndanë në grupe më të vogla dhe nisën protestën ‘guerile’ në qendrën e Tiranës dhe përgjatë bulevardit qendror.