Një instalacion i quajtur “Lindja e Krishtit nën rrënoja” është zbuluar në sheshin “Manger” në Betlehem, ku normalisht do të qëndronte një pemë Krishtlindjeje.
Statuja tregon personazhet e lindjes së Krishtit mes rrënojave të një godine të shembur. Qyteti i Betlehemit i ka anuluar festimet për këtë vit.
“Anuluam gjithçka. Anuluam tregun e Krishtlindjes, koncertet dhe aktivitetet për fëmijë, pasi ndjesia që mbizotëron në Betlehem është ajo e zisë. Ne ndihemi të trishtuar pasi ne jemi një pjesë kyçe e komunitetit palestinez”, tha Hana Hananiyeh, kryetar i Bashkisë së Betlehemit.
Një instalacion i ngjashëm është ngritur në kishën Luteran të Betlehemit, ku në vend të skenës së lindjes së Krishtit janë disa rrënoja, me disa kafshë përreth dhe Jezusin e vogël, të mbledhur në shallin karakteristik palestinez, me kuadrate të bardha e të zeza, mbi një pirg rrënojash.