Komplekse turistike dhe resorte në disa zona në bregdet kanë marrë miratimin në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Referuar listës së gjatë të vendimeve bien në sy vendimet për ndërtimin e një kompleksi në Himarë, Sarandë, si dhe një resorti në Durrës.
Theksi që është vënë vazhdimisht tek sektori i turizmit ka bërë që herë pas herë pranë KKT të mbërrijnë kërkesa për zhvillimin e projekteve të shumta në turizëm që kryesisht kanë qenë ato të fshatrave turistike por edhe struktura hotelerie.
Në mbledhjen e fundit janë miratuar edhe lejet për ndërtimin e godinave polifunksionale në Tiranë ndërkohë që është miratuar edhe një ndryshim në Planin e Përgjithshëm Vendos të Bashkisë së Tiranës.
Zonat e rëndësisë kombëtare kanë marrë gjithashtu vëmendje ku me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit janë propozuar nismat për hartimin e planeve të detajuara për zonën e rëndësisë kombëtare Vjosë – Nartë, Bashkia Vlorë si dhe për zonën Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun Port Shëngjin, grykëderdhja e Ishmit, Tale, Spille.
Vendimet e miratuara në mbledhjen e KKT
1.Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë, miratuar me Vendimin Nr. 1, datë 14.04.2017 të Këshillit Kombëtar të Territorit.Për miratimin e Nismës për hartimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare për Vjosë – Nartë, Bashkia Vlorë, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Për miratimin e Nismave për hartimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në bregdet: Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun Port Shëngjin, grykëderdhja e Ishmit, Tale, Spille, me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Leje Ndërtimi të Infrastrukturës për objektin: “Rigjenerimi urban i shëtitores ekzistuese buzë detit “Naim Frasheri”, Bashkia Sarandë”, me zhvillues Bashkinë Sarandë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe zgjerim i Stadiumit të futbollit “Zeqir Yzeiri”, Bashkia Kukës”, me zhvillues Fedratën Shqiptare të Futbollit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtim kopshti, Bashkia Konispol”, me zhvillues Bashkinë Konispol.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Administrative 6 kate e “OSHEE” sh.a, Bashkia Durrës”, me zhvillues “OSHEE” sh.a.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i kolektorit kabllor 20 kV, Fiderit T1 20 kV dhe Fiderit T2 20 kV të Nënstacionit Kombinat, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “OSHEE” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “City Hotel”, me vendndodhje në rrugën Brigada VIII, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Z. Agim Zeqo.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale, me vendndodhje në rrugën “Mine Peza”, Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Nova Construction 2012” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Lion Residence”, me vendndodhje në Rrugën e Elbasanit, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Lion Construction” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Fabrika e ujit të pijshëm Selita “Blu Imperial”, me vendndodhje në Qafë Mollë, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Blue Imperial” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Karrierë qymyrguri në zonën minerare Nr. 127, Alarup, me vendndodhje në Bashkinë Pogradec”, me zhvillues “ALARUP” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Terminali Depozitues, përpunues për hidrokarburet e lëngshme dhe nënproduktet e tyre, me vendndodhje në Porto Romano, Durrës”,me zhvillues shoqërinë “AV International Group” sh.a.
Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë kapaciteti me depozita të reja për hidrokarbure, me vendndodhje në Porto Romano, Durrës”, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.a.
Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Vepër industriale magazinë”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Kashar, Bashkia Tiranë, me zhvillues “Marketing & Distribution” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleksi turistik “Thymos”, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Ilir Trebicka.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik “Primera”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Znj. Karolina Janina.
Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimin e Resortit Turistik “Perla”, në Komunën Ishëm, Qarku Durrës, me zhvillues shoqërinë “PerlaS12” sh.p.k.
Për përcaktimin e mënyrës së zbatimit të Planeve të Përgjithshme Vendore në fuqi, pas miratimit të hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territorialë për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 03.09.2019 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.