Kalaja e Tiranës po betonizohet ndonëse është shpallur Zonë Arkeologjike. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar disa foto ku shihet se po kryhen punime në Kalanë e Tiranës. “Mirela Kumbaro godet sërish! Betonizohet Kalaja e Tiranës, e cila brenda mureve është shpallur Zonë Arkeologjike!!! Shihni dhe gjykoni vetë mbi masakrën e re që po zhvillohet në mes të Kryeqytetit në një zonë arkeologjike A, ende të pagërmuar”, shkruan në Facebook Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Ndërtimi i ri po bëhet ngjitur me murin e Akademisë së Shkencave. Betonizimi lejohet nga vetë Ministria e Kulturës, ndonëse Kalaja e Tiranës është Monument Kulture.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...