Biba, tre kamikazët e Ramës në KQZ dhe KZAZ-të, në burg për Edi Ramën!

Ish-ministri Petrit Vasili ka reaguar lidhur me vendimin e KQZ për të mos respektuar dekretin e Presidentit dhe për të vazhduar zgjedhjet më 30 qershor. Ai ka shpjeguar përse lligjërisht këto zgjedhje nuk legjitimohen duke pasuar rrjedhimisht edhe në proçedimin penal për të gjithë ata që do të organizojnë zgjedhjet të cilat ligjërisht nuk vlejnë.

‘Sa keq që të gjithë ata që punojnë në KQZ dhe KZAZ do të përballen më burgun,’ shkruan Vasili përmes një statusi në Facebook.

Statusi i plotë

Gjynah vertet per kaq njerez nga KQZ, KZAZ etj, qe do shkojne ne burg per Edi Ramen!!

Ne 30 qershor nuk ka zgjedhje.

Zgjedhjet jane anulluar nga Presidenti i Republikes dhe ato nuk ekzistojne ne 30 qershor.

Cdo vendim dhe veprim qe ka lidhje me zgjedhjet,qe nga KQZ,KZAZ e deri te parate qe po shpenzohen per zgjedhjet jane te paligjshme.

Kushdo qe ka firmosur cdo dokument apo shpenzim zgjedhor do te shkoje ne burg.

Pra do te shkojne ne burg per cmendurine e Edi Rames, sepse Dekreti i Presidentit eshte atje i ligjshem dhe i detyrueshem per zbatim.

Askush nuk i mbron dot keta nga ligji dhe denimi i sigurte sepse shkelja e ligjit eshte kaq e qarte,por edhe kaq flagrante deri ne kufijte e idiotesise.

Edi Rama nuk ka firmosur asgjekundi qe te mos mbaje pergjegjesi.

Ai do ti shese edhe keta sic ka bere me te gjithe te tjeret.

Edi Rama e di shume mire qe 30 qershori nuk ekziston dhe eshte i paligjshem, prandaj edhe nuk eshte ankuar ne asnje gjykate as brenda as jashte vendit.

Gjynah vertet qe gjithe keta njerez do te shkojne ne burg dhe aq me shume per Edi Ramen.

Artikulli paraprakNuk mjaftojnë gjuhët e të gjithë botës për të përshkruar një pamje kaq tragjike
Artikulli tjetërPresidenti rikthen në Kuvend një tjetër ligj