Biden kontakton liderët botërorë: Amerika është kthyer

Joe Biden ka treguar se ka kontaktuar me disa liderë të ndryshëm botërorë që kur fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Demokrati mori një telefonatë nga kryeministri britanik, Boris Johnson, por edhe nga kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raporton theguardian.

Në në konferencë për shtyp në Delaware, 77-vjeçari sinjalizoi se presidenca e tij do të jetë e kundërta prej asaj politikës nacionaliste, izoluese të Donald Trumpit, “Amerika së pari”, transmeton Telegrafi.

Biden tha se sinjali për botën ishte “Amerika është kthyer. Ne jemi sërish në lojë. Unë nuk do të jem ‘Vetëm Amerika’”.
Biden tha se kishte folur me gjashtë udhëheqës botërorë gjatë ditës së sotme.

“Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanada, etj … Irlanda,” tha ai, por që nuk tregoi nëse ka komunikuar me zyrtarët e Kinës, Rusisë si dhe kombeve të Lindjes së Mesme.

Ai tha se qëndrimi i atyre që thërrisnin ishte “i plotë, energjik” dhe tha, “Ndihem mirë” – pavarësisht nga njohja që ai “do të trashëgojë një vend të ndarë” në “një botë në çrregullim” për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Exit mobile version