Biden: Po kandidoj që t’i ndaloj Trumpit një mandat të dytë

“Nuk mund ta lejojmë atë të fitojë”, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi hapur se një pjesë e motivimit të tij për të kandiduar për një mandat të dytë presidencial vitin e ardhshëm është të parandalojë rikthimin e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi më herët nuk e kishte përjashtuar për Fox News mundësinë e abuzimit me pushtetin nëse rimerr frerët e pushtetit, ndërsa e përshkroi po ashtu Bidenin si shumë të vjetër për një përballje të tilla politike. Asnjëri prej tyre nuk është ende kandidati zyrtar i partisë së vet. Por Trumpi kryeson prej kohësh garën republikane, pavarësisht faktit që përballet me katër çështje penale, ndërsa Bideni si president në detyrë, është automatikisht kandidati i supozuar i demokratëve.

Sondazhet aktuale të opinionit tregojnë një garë hipotetike të ngushtë mes të dyve, ndërsa fushata për Shtëpisë së Bardhë sa vjen e ndizet. Duke folur me gazetarët jashtë kamerave gjatë një eventi për mbledhje fondesh pranë Bostonit, Biden tha se: Nëse Trumpi nuk do të kandidonte, nuk ishte i sigurt nëse do të kishte kandiduar edhe ai vetë. Por ne nuk kemi sesi ta lëmë atë të fitojë.

Këto komente të presidentit bëjnë herën e parë që ai i pohon hapur aspiratat për një mandat të dytë përballë përpjekjeve për rikthim të Donald Trumpit. Kur u pyet nga Fox News nëse i premtonte “Amerikës se nuk do të abuzojë kurrë me pushtetin si hakmarrje ndaj askujt, Trumpi u përgjigj: “Përveç ditës së parë”.

Exit mobile version