Prokuroria e Posaçme do të japë pretencën për Laert Haxhiun më 18 mars ora 14:30, lidhur me masakrën e Lushnjes në shtator të vitit 2017.
Në seancën e kësaj të enjte, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatëve mbrojtës sa i përket pamjeve filmike.
Sipas avokatëve duhet një akt-ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave të sigurisë.
Avokatët e Haxhiut i kërkuan sërish gjykatës që t’iu jepet mundësia që të gjendet adresa e dëshmitarëve.
Në të tilla kushte, gjykata e refuzoi edhe këtë kërkesë të avokatëve.
Haxhiu akuzohet për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares me pasojë humbjen e jetës së dy miqve të tij.
Ai gjithashtu akuzohet për 4 vrasje, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani.