Instituti i Statistikave publikoi ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit për muajin tetor 2016, që u llogarit në 1.5%. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 2.1%.
Sipas INSTAT, ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit, ishte:
Rritja vjetore e çmimeve në muajin tetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,04 dhe çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me nga +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje.
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin tetor 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1%, pasuar nga grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,0%, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6%, grupet “Argëtim e kulturë” dhe “Veshje dhe këpucë” me nga 1,0% secili. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 10,5%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 9,3%, “sheqer, reçel e ëmbëlsira” me 5,4%, “qumësht, djathë e vezë” me 4,0%, “peshk” me 3,6%, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 1,5%, pasuar nga grupi “Shëndeti” me 0,5%, etj.
Ndryshimi mujor i indeksit është -0,2%. Krahasuar me muajin shtator 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 0,7%. Brenda këtij grupi, çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshi patatet” u ulën me 5,3% dhe nëngrupit “fruta” me 2,9%, etj.