Bie sërish numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Italia vazhdon të përballet me një luhatje të lehtë të numrit të viktimave si pasojë e koronavirusit në vend.

Ditët e fundit është parë një ulje e konsiderueshme që ngjall shpresë për vendin fqinj.

Autoritetet Italiane bëjnë me dije se 323 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në 27.628

Krahasuar me një ditë më parë sërish sot ka pasur një ulje të numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme u shënuan 382 të vdekur ndërsa sot janë 323.

Artikulli paraprakIPSOS çertifikon një Shqipëri që po heq dorë nga Demokracia
Artikulli tjetërVideo e revoltës! Paloka: Rama bën cirk me dhimbjen e grave e nënave dhe paguan miliona lekë në ditë për klientët e koncensioneve