Big Brother-i që nuk shikojmë!

Nga Ermal Peçi

Ngjarjet politike, aktualitetet, ndryshimet që po ndodhin dhe lufta e drejtësisë me politikën e kanë fokusuar opinion publik drejt këtyre ngjarjeve duke u shfokusuar nga problemet sociale. E dhimbshme, e pabesueshme, ulëritëse ajo që tregon panorama e një ngjarje që u bë e ditur për publikun para dy ditësh, e cila në fillim u mor për dhunë në familje, por më pas ajo që po del në pah është shumë larg dhunës në familje por të një dramë, e cila ka nevojë për psikolog dhe mjekë. Një ish-student ekselence, i cili për shkak të një sërë rrethanash, presionit shoqëror, zhvillimeve ekonomike dhe demokracisë hibride po sjellin pasoja e veta në shëndetin psikologjik në jetë sociale. Një shtëpi, e cila ishte kthyer në Big Brother por shikohej nga vetëm një person, kamera të vendosura në çdo dhomë, bllokues valësh dhe një dramë sociale, e cila përjetohet nga shumë qytetarë dhe një realitet social që ne nuk e shikojmë, por ka momente që e prekim.

Kjo është drama e shoqërisë që nis nga “Ambienti moral i përlyer”, në të cilën ne jetojmë dhe raporti që kemi ngritur me të vërtetën ka sjellë pasoja psikologjike shumë të forta në këtë shoqëri. Askush nuk e kishte nuhatur thyerjen psikologjike të 35-vjeçarit, e cila kishte vite që kishte nisur, nga lënia e punës tek zërat e brendshëm që ai dëgjonte në kokën e vet. Më shumë se nuhatje askush nuk kishte guxuar të pranonte duke nisur nga familja e vet deri tek shoqëria që 35-vjeçari kishte probleme psikologjike. Askush nuk guxonte të pranonte që 35-vjeçari kishte dhe ka nevojë për psikolog dhe mjek. Por kjo ndodhi edhe para policisë, ky dhe as nëna, e as gruaja nuk guxoi të tregonte problemet psikologjike të djalit 35-vjeçar. E dhimbshme kur lexoje gjithë panoramën e kësaj ngjarje e kishte zbuluar dëshmia e vajzës e vogël 9-vjeçare; “ E dëgjoja mamin që i thoshte babit “ Largoi armiqtë nga koka jote”, kjo dëshmi tregon realitetin e dhimbshëm e tragjik ku jetonte ajo familje dhe kjo shoqëri. Tashmë shoqëria shqiptare ka nevojë të përshtatet dhe të reflektojë kulturë mjekësore, të cilën ne e kemi shumë të nevojshme.

Duhet që sëmundjet psikologjike në rrjedhën që kjo shoqëri në termat e globalizmit, si diçka normale e cila nuk duhet fshehur, por duhet kuruar. Prandaj sot shoqëria shqiptare, por dhe më shumë institucionet duhet të nisin një fushatë sensibilizuese për të pasqyruar se sëmundjet psikologjike nuk janë fatkeqësi e pashërueshme, por është një sëmundje, e cila siç çdo sëmundje tjetër kurohet edhe mbahet nën monitorim. Sot, shoqëria shqiptare ka nevojë të sensibilizohet edhe të informohet për kulturën mjekësore. Drama e 35-vjeçarit nuk është mentaliteti i vjetër i shoqërisë, por mungesa e kulturës mjekësore, e cila ka nevojë për t’u kuruar nga profesionistët e fushës./dritare.net

Exit mobile version