Orjola PAMPURI
Sot moren denimin, arrest me burg nje numer i konsiderueshem djemsh fare te rinj ne moshe, e gjitha kjo mbeshtetur ne nje vendim pa fakte kompromentuese. Per asnjerin prej tyre nuk kishte asnje fakt apo precedent, e vetmja arsye ishte pjesemarrja ne proteste.
E njejta situate si ne vitet e diktatures, kur, kush guxonte te ngrinte koke, denohej per tu bere shembull per te tjeret. Diktatura nuk ka brire, mjafton te rizgjohen bijte, niperit e mbesat e anetareve te byrose, spiuneve e bllokmeneve, atehere nuk mund te presim gje tjeter vecse historia te perseritet.
Populli i varfer ne ekstrem e nga ana tjeter klika e neveritshme komuniste endet salloneve te luksit, me gjakun e qytetareve te varfer. Te ruajme ne memorie nga gjykatesi i sotem, e deri tek oligarket e ketyre 6 viteve, dhe te gjithe ata qe veshen petkun e “aristokratit”, me para te vjedhura e pa e ditur cdo te thote te jesh i tille, te gjithe ata qe blene me para te vjedhura elegancen e finesen, te gjithe ata qe ne keto 6 vite u tallen me kete popull.
Fundi i tyre eshte i afert, lirine per zullumet e tyre nuk do te mund ta blejne me, me parate e qytetareve te ketij vendi.