Bijtë e shejtanit – Zullumqarët e politikës!

Nga Azgan Haklaj

Qeveria e hajnisë pushton themelet e bektashinjëve!

Në këtë klimë para zgjedhore ku premtimet sidomos nga dyshja Rama-Berisha vërshojnë si kontrabanda e qeverisjes se tyre pa doganë, duket sikur e vërteta jo vetëm nuk gjendet por mbetet utopi.
Rithemelimi flet për shpopullim i cili është realitet por nuk ka asnjë program për ta frenuar përveçse retorikë, definicione e sllogane “sovraniste” pa ndonjë opsion të studiuar për rikthimin dhe ri integrimin e emigrantëve, kryesisht të rinisë.
Ndërsa mazhoranca bërtet për lirinë kozmike të lëvizjes në një botë globaliste ndërkohë që nën rrogoz punon e materializon zaptimin e rajoneve stretegjiko-historike, zëvendësimin pa kriter dhe jo kushtetues të popullsisë autoktone shqiptare me refugjatë nga vende të botës së tretë.
Edi Rama dhe pushteti i tij kleptokratik nuk ngurojnë të falin pjesë nga territori për akomodim e biznes të të huajve jo vetëm në kundërshtim me ligjet kushtetuese kombëtare të sovranitetit por dhe kundër ligjeve themelore ndërkombëtare njerëzore.
Më lojën për Belerin, Rama dhe Berisha goditën palcën e Labërisë, Himarën!
I mundësuan një personazhi që ka dhunuar simbolet kombëtare, i cili është pjesë e Agimit Artë dhe zëdhënës i helenizmit të jugut të çertifikohet si deputet i Parlamentit Europian, e sot kërkon vetëvendosje për një trekëndesh Himarë-Finiq- Dropull, me aneksin edhe të Konispolit, duke kërkuar de facto asocasion të modelit që po kërkojnë serbët në Kosovë.
Sali Berisha duke shfrytëzuar jo vetëm mefshtësinë por me shumë ujdinë me Ramën, Montezuma i Rithemelimit i bie daulles së tij të zhurmshme me një “melodi” tashmë të dalë mode duke u bërë palë me ndërgjegje në shpopullimin e Shqipërisë dhe degradimin e demokracisë.
Çmenduria arrin deri aty sa të pajtohen në heshtje së bashku që të fusin duart në punët e religjionit apo e thënë shqip në punët e Zotit, duke imituar diktatorin në vitet 67′ kur turrte drejt shkatërtimit të kishave, xhamive e teqeve konsomolasit e tipit Tritan Shehu.
Veç tani autokracia përmes Erdoganit vendos kush do të jetë Hoxha e xhemati ndërsa po përpiqet të degradojë Baktashizmin dhe misionin e tij duke tentuar ta shndërrojë në një Republikë hodeniste bashibuzukësh të pajisur me banka korrupsioni e ku marrin imunitet diplomatik politikanët kriminelë.
Deklarata e Kryeministrit Edi Rama pasi ka marrë udhëzimet në Davos nga Aleks Sorosi në 95 vjetorin e vendosjes së Selisë Botërore të Kryegjyshatës Baktashiane është një thellim i skandalit por mbi gjithçka i pandalshmërisë në rrezikimin real të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë.
Ky shtet që ju servir bektashinjëve nga Edi Rama nuk është shtet sovran as fetar,
Ai është nje tradhëti e hapur kombëtare.
Klerikët nacionalistë bektashinj kanë luftuar për Shqipërinë, jo për parcela fetare.
Dorëheqja e baballarëve sot është akti me i lartë që kërkon atdheu.
Ata sot duhet të shndërrohen në misionar të kombit.
Edi Rama ua mori Bektashizmin dy batakçinjëve Sali Berisha dhe Ilir Metaj të cilët e mbajtën peng për interesat e veta politike tre dekada, duke e lëne si një OJF.
Edi Rama është përpjekur ta paraqesë Shtetin Bektashi në publik si projekt amerikano-izraelit me takimin e një rabini të dënuar në vendin e tij për korrupsion si dhe të pagëzuar nga Vatikani por u pa qartë se nuk ka projekt të konsultuar me ndërkombëtarët.
Deklaratat konfuze patetike elektorale të Ramës për Shtet Bektashinj’ dhe Kryegjyshit Botëror Edmond Brahimaj “shpresojmë të konkretizojmë Urdhërin e Bektashinjëve” dëshmon qartë se Edi Rama po e përdor Mond Brahimaj dhe Bektashizmin për interesat e tij politike në prag të fushatës elektorale dhe shpreson të blejë influencë politike me këtë lëvizje populiste religjoze.
Bektashizmi për shkak të marrjes peng nga Edi Rama dhe levat e tij gjithnjë e më shumë po i largohet boshtit të rolit e vlerave të tij në vendin tonë.
Akoma shqiptarët dhe bota i kanë në kujtesë këto vlera jo vetëm religjioze të besimit në Zot por së pari ato të atdhedashurisë, unitetit e bashkëjetesës pacifike të përfaqësuara nga vëllezërit Frashëri.
Rama pasi ju vodhi esencën nominative “Rilindje” dhe e adaptoi si karikaturë në ish Partinë e Punës sot dëshiron t’i hasmërojë me identitetet e tjera fetare në vend duke shkatërruar atë vlerë që ky komb e ka krijuar me mund e gjak.
Bektashizmi nuk është fe.
Ai është një tarikat nga të shumtit e fesë Islame që për arsye historike objektive e shpërnguli Selinë e vet në Tiranë 95 vite më parë.
Ideatori i Bektashizmit Haxhi Bektash Veliu ka lënë testamentin e tij:
“Froni më i lartë është dashuria për Zotin”!
Bektashizmi është një realitet i cili në delikatesën e tij nuk lejon asnjë ndërhyrje propagandistike për interesa jo vetëm okulte dhe elektorale por ndoshta me gjuajtje fatale kundër unitetit e sovranitetit të vendit.
Per këtë akt tradhëtie dhe hajnie duhet të shpallë mosbindjen civile batakçiu Sali Berisha e jo të mjaftohet me deklarata fb.
Natyrshëm lind pyetja??!
Po “myhybi” hajdut Ilir Meta pse ka heshtur!
Pa më thoni::
A ishte Marshall Berisha që poshtërsisht e degradoi në vitin 1992 edhe statusin e Autoqefalisë se Kishës Ortodokse duke kurorëzuar Janullatusin ndërsa “sovranisti” Meta e pajisi atë me pasaportën shqiptare.
Ja pra këta janë “patriotët” e vërtetë të cilët me aq forcë e dhunë sa kërkojnë akoma vota me po aq forcë i mshojnë përçarjes e dezintegritetit tonë nacional.
Dua t’ua kujtoj këtyre sharlatanëve se Frashëllinjtë, ideologët e Rilindjes dhe Bektashizmit, na kanë lënë si testament sentencën: “Pa Atdhe nuk ka fe”!
Eshtë koha jo vetëm të reflektojmë por të ragojmë për Atdheun.
“Baballarët” politikë me kollare e me një CV antikombëtare duhet të ndalohen.
Amerika e dha shembullin sesi një komb reagon kur i preket qenësia e tij biologjike.
Kjo duhet të ndodhë, sepse përndryshe kthehemi në dele të rreshtuara në derën e kasaphanës.

Artikulli paraprakDonald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Artikulli tjetërElbasan-Tiranë: Trafik, vonesa dhe mungesë abonesh për studentët