BILD: Kina mashtroi botën që të mbifurnizohej me materiale mbrojtëse kundër virusit

Staff members line up at attention as they prepare to spray disinfectant at Wuhan Railway Station in Wuhan in China's central Hubei province on March 24, 2020. - China announced on March 24 that a lockdown would be lifted on more than 50 million people in central Hubei province where the COVID-19 coronavirus first emerged late last year. (Photo by STR / AFP) / China OUT (Photo by STR/AFP via Getty Images)

BILD

Akuza të rënda kundër Kinës!

Një raport sekret prej katër faqesh nga Departamenti Amerikan për Sigurinë e Brendshme (DHS) sugjeron se Kina ka mbuluar shpërthimin e koronës për blerë pajisjet mjekësore të nevojshme në tregjet ndërkombëtare.

Në raport thuhet: Ndërsa Xi Jinping e la botën në paqartësi përmes gënjeshtrave, Kina fitoi një avantazh global!

Prandaj regjimi komunist e minimizoi qëllimisht rrezikun e paraqitur nga korona në fillim të janarit.

Në të njëjtën kohë, Kina rriti importin e pajisjeve mjekësore dhe uli në mënyrë drastike eksportin!

Sipas Departamentit Amerikan për Siguri të Brendshme, Pekini luaji një hile: Për të siguruar që manovra të mos pikasej nga bota, të dhënat e tregtisë u publikuan me vonesë.

Regjimi porositi maska mbrojtëse, doreza dhe veshje kirurgjikale në sasi të mëdha, dhe siguroi që mjetet e nevojshme ndihmëse të mos dilnin nga vendi.

Organizata Botërore e Shëndetit nuk u informua nga Pekini që fitoi në këtë mënyrë një avantazh të rëndësishëm që në fillim. Mjekët kinezë, që kërkonin të tërhiqnin vëmendjen për rrezikun e virusit që në janar, u heshtën nga regjimi.

Rezultati: pengesa ekstreme në tregjet ndërkombëtare, gjë që e bëri jashtëzakonisht të vështirë për vende si Italia që të luftojnë virusin!

Exit mobile version