Kjo bimë barishtore është plot vitamina dhe veprimi saj dobiprurës për shëndetin është i shumëfishtë
Në cilëndo qoftë mënyrë që ta përgatisni apo hani, shpargullin në mënyrë shumë të thjeshtë mund ta përfshini në ushqimin tuaj.
Pos që ka pak kalori dhe është i pasur me fibra, forcon imunitetin tuaj dhe është burim i fuqishëm i antioksidanteve.
Më i fuqishmi ndër ta quhet glutation dhe i ndihmon organizmit t‘i zbërthejë materiet kancerogjene, gjë që e bën përbërës të shkëlqyeshëm për detoksikim.
Në vetëm 100 gramë shpargull të freskët gjenden: 210 mg kalium, 20 mg kalcium, 20 mg magnez, 45 mg fosfor, 1 mg hekur, 500 mg vitaminë A, 0,11 mg vitaminë B1, 0,12 vitaminë B2, 0,60 mg vitaminë B6, 1 mgniacin, 20 mg vitaminë C, 2,5 mg vitaminë E.
Sasitë e mëdha të vitaminave A, C dhe E i ndihmojnë organizmit në luftën kundër infeksioneve të ndryshme, ndërkaq përmbajnë edhe nivel të lartë të amino-thartirave të cilat kanë rol të diuretikëve natyralë.
Me urinim të shpeshtë jo vetëm që nxirret jashtë uji i panevojshëm, por organizmi lirohet edhe nga teprica e kripës. Kjo mund të ketë efekt pozitiv në rregullimin e shtypjes së gjakut, por ndihmon edhe në kontrollimin e disa sëmundjeve që kanë të bëjnë me zemrën.
Shpargulli i gjelbër apo i bardhë?
Nëse keni pyetur ndonjëherë përse shpargulli mund të gjendet edhe në variantin e bardhë, përgjigjja është shumë e thjeshtë.
Shpargulli i bardhë thjesht nuk ka pasur dritë të mjaftueshme të diellit derisa është rritur (për këtë shkak nuk ka e marrë ngjyrën e njohur të gjelbër), mirëpo në të vërtetë nuk ka kurrfarë dallimi midis tyre – kanë tërësisht të njëjtën shije dhe materie ushqyese.