Dhimbja e fortë, pulsuese që shoqëron një migrenë mund të jetë drithëruese. Në fakt, më shumë se 90% e njerëzve që pësojnë migrenë nuk mund të punojnë apo funksionijnë normalisht gjatë një episodi të saj.
Shumica e personave që kanë migrenë zgjedhin të përdorin medikamente të ndryshme. Por kohët e fundit shumë prej tyre u janë rikthyer terapive natyrale, si teknikat e relaksimit dhe ilaçet bimore.
Disa bimë që mund të ndihmojnë me qetësimin e migrenave janë:
Kamomili
Nëse ju pëlqen çaji, atëherë mund ta dini natyrën qetësuese të kamomilit. Ai ndihmon në largimin e stresit dhe ankthit, duke qetësuar dhe nervat në të njëjtën kohë. Meqë shumë dhimbje koke mund të jenë rezultat i arsyeve të sipërpërmendura, kamomili është një rregullues i shpejtë i këtyre problemeve.
Kimikisht, kamomili vepron si një anti – inflamator në trupin tuaj, duke zhdukur dhimbje të caktuara koke që në rrënjë. Gjithashtu kamomili është i përshtatshëm për të gjitha moshat, kështu që nuk është problëm t’u jepet një filxhan dhe fëmijëve, në mënyrë që ata të ndihen më mirë.
Mendra (mente)
Gjethet e mendrës dhe vajrat esencialë të kësaj bime përdoren për qëllime medicinale dhe kulinare. Përveç trajtimit të dhimbjeve të kokës mendra përdoret dhe për lehtësimin e:
spazmave
dhimbjeve të dhëmbëve
problemeve gastrointestinale
marrje mendsh, të vjella
Xhinxheri
Xhinxheri është një bimëtropikale aziatike. Është përdorur si ilaç bimor në Kinë për më shumë se 2,000 vjet. Xhinxheri ëhtë përdorur tradicionalisht si ilaç për:
dhimbjet e kokës
dhimbjen e stomakut
marrje mendsh, të vjella
artritin
ftohjen dhe simptomat e gripit
problemet neurologjike
Gjithashtu xhinxheri është anti – inflamator, antiviral, antibakterial etj. Për më tepër, një studim i publikuar në 2014 nxorri se vetitë e pluhurit të xhinxherit janë të krahasueshme me ato të sumatripanit (një ilaç me recetë për migrenën), por me më pak efekte anësore.
Kafeina
Çaji jeshil (që përmban kafeinë), përdorej si ilaç kundra migrenës në mjeksinë kineze. Ndërsa kafeja u bë e njohur fillimisht në Arabi. Kultura të ndryshme e kanë përdorur kafeinën për:
dhimbje koke
tensionin e lartë të gjakut
probleme me stomakun
inflamacione
probleme me qarkullimin e gjakut etj.
Kafeina konsiderohet një aditiv i sigurt dhe i dobishëm në ilaçet kundra migrenës. Por në disa njerëz është kafeina mund të jetë shkak për dhimbjet e kokës.
Vaj livandoje
Livandoja është përdorur që në kohë të hershme në Romë, Egjipt, Greqi dhe Persi. Lulet aromatike dhe vaji i tyre janë përdorur për të trajtuar gjithçka, që nga dhimbjet e kokës dhe insomnia deri tek lodhja dhe stresi. Shumë nga këto përdorime historike janë popullore dhe në ditët e sotme.
Një studim i vitit 2012 sugjeroi se nuhatja e vajit të livandos gjatë një migrene mund të ndihmojë në lehtësimin e shpejtë të simptomave.
Rozmarina
Përdorimet e rozmarinës si bimë medicinale përfshijnë përdorimin për trajtimin e:
dhimbjeve të muskujve dhe të kyçeve
problemet me kujtesën
vështirësitë në përqendrim
çrregullimet nervore
problemet me qarkullimin e gjakut
migrenën