Binomi i së keqes po shkërmoqet. Fundi i një epoke politike në Shqipëri.

Nga dr. Eljan Kasa

Edi Rama dhe koha e tij politike tashmë ka nisur të numërojë ditët mbrapsht, ai jo vetëm që ndodhet sot në pikën më të brishtë të karrierës së tij politike, por duke parë t’i bien shokët njëri pas tjetrit, dallohet qartë se është mbytur nga frika e një të ardhmeje që nuk e kontrollon dot më. Tashmë e kupton dhe vetë se s’ka më gjuhë për të bindur, se beson më askush, as ide për të udhëhequr. Ka mbetur vetëm me ofendime, përbuzje dhe shpërfillje si armët e fundit të një politikani që ndjen se po i shkërmoqet kalaja e rërës. E vetmja shpresë për të shpëtuar i ka mbetur “aleati” që ka kaq vite që e përdor për cirkun e tij politik. Atë të cilin tashmë e quan “Buf kënete”, por që në vetëvete e di që është gomardarja e shpëtimit të tij. Tashmë nuk ka njeri që nuk e di se “Bufi” i Ramës sot, nuk po lufton për të fituar zgjedhjet, por për të zgjatur mbijetesën e tij në politikë. Edhe fëmija më naiv e di që zgjedhjet nuk fitohen me izolim ndërkombëtar. Por ai po vazhdon me përpikmëri ta luaj rolin e tij, si në të gjitha rastet për shkatërrimin e plotë të opozitarizmit në këto 12 vite.
Tasmë binomi e di që eshtë në fazën fundit të erozionit të besimit në publik me sfida të shumta që kanë minuar besimin e qytetarëve dhe kanë ngritur 1 milion pikëpyetje mbi të ardhmen e tyre politike.
Por nisur nga nevoja për ndryshim
në këtë klimë të pasigurtë, opozita e vërtetë shqiptare ka filluar të ristrukturohet. Fakt është dhe përse të brishta janë rritur alternativat politike. Një nga këta është Koalicioni Euroatlantik, i udhëhequr nga Endri Hasa, formacion që ka dalë si një forcë e re politike që synon të ofrojë një alternativë të besueshme për qytetarët. Ky koalicion përfaqëson një përpjekje për të rikthyer besimin në proceset demokratike dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për problemet e vendit. Tashmë pushteti përballë nuk ka më vetëm një pseudo opozitë të lodhur, por një front të ringjallur politik, i përfaqësuar denjësisht nga ekipi Euroatlantik, i cili i ofron shqiptarëve zgjedhje me zgjidhje. Kjo për binomin nuk është vetëm sfidë, është ankth.
Sepse në fund të fundit, të gjithë frikacakët vdesin nga frika që vetë krijuan.
Në përfundim: Një thirrje për reflektim dhe veprim.
Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, është e qartë se vendi ndodhet në një udhëkryq. Qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin mes vazhdimit të një status quo-je që ka sjellë zhgënjim dhe një rruge të re që premton ndryshim dhe përparim. Është koha për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të vepruar me përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Exit mobile version