Bisedimet për paqe, Zelensky akuzon Rusinë për mashtrim: Memoranudumi që premtuan nuk është parë ende nga askush

 

Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po përfshihet në “një tjetër mashtrim” duke mos dorëzuar propozimin e saj për zgjidhjen e paqes përpara një takimi të mundshëm midis Moskës dhe Kievit.

 

“Edhe i ashtuquajturi ‘memorandum’ që ata premtuan dhe me sa duket e përgatitën për më shumë se një javë ende nuk është parë nga askush”, tha Zelensky në video-adresën e tij të mbrëmjes.

“Edhe Turqia, e cila priti takimin e parë, nuk e ka marrë ende agjendën e re.”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Moska kishte hartuar një memorandum që përshkruante qëndrimin e saj për zgjidhjen e konfliktit.

Ai sugjeroi që një raund i dytë bisedimesh të drejtpërdrejta të zhvillohet të hënën, përsëri në qytetin turk të Stambollit.

Përbërja e delegacionit do të mbetet e pandryshuar nga raundi i parë, tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, e cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

Rusia u kritikua ashpër për dërgimin e një grupi zyrtarësh të rinj në atë takim me kërkesa jorealiste ndaj Ukrainës.

Analistët thonë se Kremlini po përpiqet të pengojë procesin e paqes në mënyrë që të vazhdojë të arrijë përparime në fushën e betejës, ndërkohë që e mban SHBA-në në anën e saj duke mos e braktisur plotësisht atë.

Zelensky e kishte sfiduar Putinin që të takohej me të në seancën e parë në Stamboll, por kjo u refuzua.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha dje se Moska nuk mori asnjë përgjigje nga Kievi nëse do të merrte pjesë në negociatat e së hënës.

Zelensky tha se Rusia po “bënte gjithçka që takimet të ishin të kota” dhe se partnerët e Ukrainës duhej të intensifikonin presionin ndaj Moskës.

Artikulli paraprakShpërthim në një fabrikë ushtarake në Serbi, raportohet për disa të plagosur
Artikulli tjetërNga tradhtia e gruas, tek internimi pas përplasjeve me Carin, jeta e vështirë e Pushkinit