Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko dy janë zërat që përbëjnë shqetësin në rritjen e borxheve të bizneseve ndaj administratës tatimore.
Në emisionin “MCN Economy”, Soko tha se e para është pamundësia e biznesit për të paguar dhe tjetra skemat e evazionit fiskal.
“2 janë zërat që përbejnë shqetësim. Nëse janë detyrime të krijuara si pasojë e pamundësisë së biznesit, sepse këtu kemi një problem, apo ato detyrime të krijuara si pasojë e skemave të evazionit fiskal të cilat së fundmi janë bërë sport kombëtar, hapja e NIPT-it, krijimi i detyrimeve, mbyllja e NIPT-it. Këto janë shqitësuese.E para është shqetësim se detyra e taksambledhjes nuk është ta vdesësh biznesin, por që nëpërmjet aktivitetit të shëndetshëm të biznesit, shteti të grumbullojë pjesën e vet për të cilin biznesit i ofron shërbimin.Sistemi i taksave ndërtohet në këtë raport, në momentin që kemi pamundësi nga biznesit kjo duhet parë.Pse lind pamundësia, ndoshta barra fiskale është më e lartë se pesha që zë aktiviteti ekonomik, të ardhurat që krijon. Nga krahu tjetër kjo do të kërkonte të rishikoheshin ligjet, kuotat, %.E dyta është se ne kemi fenomenin e evazionit fiskal, këtyre kompanive që hapen për skemat e përfitimit.Shteti nuk arrin dot ta gjurmojë atë që bën krimin. Informaliteti është në nivelin 40%.”
Sipas Sokos, vendi ynë duhet të ketë një sistem fiskal të ulët dhe të thjeshtë.
“Sistemi fiskal që i përshtatet vendeve në zhvillim si Shqipëria duhet të jetë i ulët dhe i thjeshtë, ne e kemi të lartë dhe të komplikuar.”