Bizneset në Shkodër: Asnjë mbështetje, vetëm sulme dhe gjoba nga tatimorët, Bushati: Kjo situatë do të marrë fund pas 25 prillit

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati shkruan në një postim në Facebook se, Qarku i Shkodrës, po vuan një krizë të madhe ekonomike dhe sociale.

Bushati, duke iu referuar të dhënave zyrtare, thotë se, Shkodra ka pagën mesatare me të ulët jo vetëm në Shqipëri por në rajon.

Postimi i plotë

Qarku i Shkodrës, po vuan një krizë të madhe ekonomike dhe sociale.

Referuar të dhënave zyrtare, Shkodra ka pagën mesatare me të ulët jo vetëm në Shqipëri por në rajon, vetëm (41,571 ALL).

Të dhënat zyrtare i referohen sektorit privat pasi sektori shtetëror i ka pagat e unifikuara. Kjo situatë tregon gjendjen e vështirë ekonomike dhe pafuqinë e biznesit për të garantuar zhvillim dhe të ardhura.

Jam takuar thuajse çdo ditë me biznese të mëdha, biznese të vogla dhe te vetëpunësuar.

Shqetësimi është i njëjtë: Mungesë totale e mbështetjes, sulme dhe gjoba nga tatimorët.

Kjo situatë do të marrë fund.

Do të garantojmë nje klimë të favorshme për biznesin e madh, taksa të ulëta thuajse në nivelin zero për biznesin e vogël, mbështetje për familjen shqiptare!

Që kjo të bëhet realitet, vota me 25 Prill duhet vlerësuar! Ta kthejmë atë ditë, në moment historik ndryshimi!

Artikulli paraprakShifrat e reja të frikshme të betonizmit të Tiranës, 76,6 miliardë lekë ndërtime në kryeqytet
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës ndëshko fshtarta, duke e lënë pa rrugë, pa ujë, pa drita dhe pa fonde për rindërtimin e shtëpive