Për shkak të klimës jo të favorshme të biznesit në vend, sipërmarrjet kryejnë vetëm një dhurim në vit për filantropinë. Këto janë të dhënat e raportit për aktivitetin filantropik të ndërmarrjeve në Shqipëri, ndërsa OJF kërkojnë më shumë siguri për klimën e biznesit dhe dhurimet e tyre. Pavarësisht të ardhurave që kanë shumica e ndërmarrjeve, rreth 83% e tyre kryejnë të paktën një dhurim në vit. Kështu tregojnë të dhënat e studimit mbi “Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri” i prezantuar nga partnerët Shqipëri. Këshilltari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Bashkim Sykja, i pranishëm në konferencë tha se ndërmarrjet kërkojnë një partner të besueshëm transparent e profesional tek OJF-të për kanalizimin e dhurimeve nëpërmjet tyre. “Ndërmarrjet aktuale që operojnë në Shqipëri, qofshin të huaja apo të vendit, gjithnjë e më shumë po sensibilizohen në drejtim të filantropisë. Jo për të bërë klasifikime shkencore, më saktë kemi nevojë për të qartësuar më mirë të kuptuarit e filantropisë”, është shprehur Sykja. Përfaqësuesit e shoqatave të pranishme në konferencë ngritën shqetësimin për pasiguri në performancën ekonomike të biznesit për aktivitetin filantropik.