Të intervistuarit për “Monitor” thonë se me aktivitetin që kanë çelur nuk bëhet fjalë që të nxjerrin fitime, por vetëm një rrogë modeste, nën 50 mijë lekë.
Edhe në sondazhin e dytë të kryer në mars të këtij viti me bizneset që kishin mbyllur biznesin, një pjesë prej tyre u përgjigjën se do preferonin të ishin me pagë se sa me biznes, mirëpo nuk kishin alternativë tjetër.
Duket paradoksale, Ardit Nexhipi tha se e mbylli aktivitetin e tij, pasi kishte gjetur një punë më të mirë, me një pagë më të kënaqshme se fitimet që nxirrte nga biznesi i tij. Edhe Ilir Zoto, me aktivitet bar-kafe në kryeqytet dha të njëjtën arsye për pezullimin e aktivitetit të tij.
“Nuk më leverdiste ta mbaja më. Tani punoj diku tjetër ku marr më shumë të ardhura se sa në biznesin që kisha, tha ai gjatë intervistës.