Biznesmenët-Tabakut: Ka rënë konsumi i produkteve bazë! Kriza e thellë ka prekur edhe bukën!

Drejtuesja politike e PD në degën 3 në Tiranë, Jorida Tabaku u takua me biznese në zonën e Brrylit ku pa nga afër krizën e thellë që po kalon biznesi i vogël dhe i mesëm.

Shumica e tyre i thanë zonjës Tabaku se ka rënë konsumi i produkteve bazë. Madje sipas tyre kriza e thellë ka prekur edhe bukën.

“Edhe shitja e bukës është copë-copë. Çdo gjë është copë-copë. Konsumi është absolutisht shumë i dobët, pasi qytetarët nuk kanë lek të blejnë”, thonë njëzëri të gjithë bizneset bukës.

Panorama e njëjtë është edhe në bizneset e tjera, ku shitësit apo pronarët e këtyre bizneseve thonë se situata është shumë e rëndë dhe kriza ka prekur rëndë ekonominë familjare dhe për rrjedhojë edhe njësitë tregtare të cilat kanë shënuar rënie mbi 50 përqind të xhiros.

Zonja Tabaku iu shpjegoi bizneseve se programi i propozuar nga PD synon pikërisht shpëtimin e ekonomisë nga humnera ku po e çon keqqeverisja e Edi Ramës i cili në këto 8 vite të qeverisjes së tij, ekonomia, biznesi, familja shqiptare dhe gjithë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.

“Ne kemi punuar për të nxitur një program për biznesin. Por problemi kryesor është nxitja e konsumit është shpërndarja e pasurisë është vlerësimi i punës është ajo që ju ngriheni në mëngjes herët edhe mbyllni ditën edhe nuk i mbuloni dot shpenzimet. Ne kemi hartuar një program për biznesin që ka në qendër familjen edhe biznesin e vogël. Po nuk qe mirë ti nuk është mirë ekonomia. Ky është problemi

Me 26 prill do të fillojmë që të krijojmë një qeveri për njerëzit. Gjëra normale të vogla që ndryshojnë jetën tënde. Ne kemi menduar një plan që ka në qendër biznesin familjar. Pasi ekonomia nuk është mirë sepse nuk ka konsum, nuk ka prodhim dhe nuk qarkullon. Sepse këtu jepen vetëm tendera dhe koncesione edhe ky është problemi kryesor”, tha Tabaku gjatë takimeve me bizneset në zonën e Brrylit në Tiranë.

2 48

Exit mobile version