Pronari i një lokali në fshatin Mborje të Korçës është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm jashtë ambientit të biznesit të tij. Viktima është shtetasi Flamur Duçi rreth 45 vjeç.
“Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç” njofton policia.
Viktima ka pasur plagë në trup, që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës. Gjithashtu në trupin e tij janë konstuar shenja djegie. Rrethanat ngrenë dyshimin se 45-vjeçari është vrarë me mjete prerës dhe trupit është tentuar ti vihet flaka.
Dyshohet se autori apo autorët i kanë zënë pritë ndërsa ai kishte shkuar për të hapur lokalin.
Mësohet se viktima ishte i divorcuar prej dy vitesh. Ai njihej si person i qetë dhe mjaft u sjellshëm në fshat.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e krimit.
Motra shpërthen në lot për të vëllain
Mëngjesin e sotëm u raportuar se në fshatin Mborje të Korçës një persona u gjet i pajetë pranë lokalit të tij. Viktima është shtetasi Flamur Duçi rreth 45-vjeç.
Ai u gjet i pajetë ngas bashkëfshatarët e tij rreth orës 07:15.
Burime bëjnë me dije se Flamur Duçi është vrarë nga persona të tjerë, pasi i janë gjetur plagë në trup që dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet prerës.
Duket se autorët e ngjarjes i kanë njohur mirë veprimet e Duçit, pasi i kanë zënë pritë në momentin që ai kishte shkuar i vetëm për të hapur lokalin e tij.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 45-vjeçarit, dhe aq pistat në të cilat po heton policia, nëse Duçi ka pasur ndonjë konflikt të vjetër, që ka degjeneruar në një akt të tillë ekstrem.
Në foton e mëposhtme shikohet e motra e viktimës që shpërthen në lot pasi merr vesh lajmin për humbjen e jetës së vëllait të saj.