Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar pasditen e sotme me qytetarët e Durrësit ku është njohur nga pranë me problemet e tyre. Gjatë ecjes së tij në rrugë Basha është njohur me problemin e madh që hasin bizneset durrsake.
Basha: Takimet e mia me qytetarët janë një e përhershme. Pak para fundit të vitit, kam qenë në Korçë, Berat, Shkodër. Pra unë e konsideroj takimin me qytetarët pjesën më të rëndësishme të punës. Kontaktet me qytetarët të japin sensin e realitetit siç është jo ashtu siç e përcjell propaganda. Së dyti për të përcjellë një mesazh shprese.
Biznesmeni: Jemi shumë dobët! Sa do vazhdojë kjo?
Basha: Në 16 kemi protestën e madhe…
Ndërkohë gjatë takimit të tij me qytetarët kreu i PD u prit nga një grup i madh shqiptarësh për të cilët Basha, shprehu vlerësime dhe mirënjohje për shpresën që i rikthyen vendit.
Basha: Mesazhi i parë që dua tu jap si qytetar dhe si prin është mirënjohja që i ndezët Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me qëndresën tuaj. Faleminderit dhe mirënjohje për secilin prej jush. E dyta mos u shkurajoni. Liria dhe punësimi kanë një armik, në Tiranë fytyrën e Edi Ramës këtu fytyrën e Vangjush Dakos. Tani këta kanë shpallur armik mediat ndërkombëtare dhe Zërin e Amerikës. Durrsakët e dinë mjaft mirë se çfarë ndodh kur shpall armik Zërin e Amerikës, të kujton fatin e Gedafit dhe Sadamit. Por fatin e shqiptarëve dhe studentëve do ta marim në dorë ne, prandaj në 16 shkurt t’i japim goditjen përfundimtare këtij sistemi.
Gjatë takimeve, Basha është shprehur se me ardhjen e PD-së në pushtet, një litër karburant do të kushtojë të paktën 300 lek më pak. ‘Me ardhjen e PD në pushtet, taksa e sheshtë do të jetë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi’.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, menjëherë pas aktivitetit ku u shpalos programi ekonomik i PD në një panel bashkë me biznesin, udhëtoi për në Durrës ku pa nga afër situatën e biznesit në qytetin bregdetar.
Basha ritheksoi edhe një herë lehtësitë të cilat do të ketë biznesi me ardhjen në pushtet të PD.
‘Të kualifikuarit janë të parët që largohen nga Shqipëria.
Inxhinierë, profesionistë, që sapo u jepet mundësia, largohen. Më thanë një gjë të tmerrshme dje pedagogë të mjekësisë, që vitin e dytë studentët mësojnë edhe gjermanisht, me idenë që për tre vite të jenë eficentë në gjermanisht që sapo të mbarojnë shkollën, pastaj të nisen drejt Gjermanisë.
Problemi ka marrë dimensione shumë të mëdha. Ne sot kishim gjermanët në tryezë, të cilët kanë përvojën më të mirë në Europë atë të trajnimit dual, gjysmën e merr në shkollë profesionale, gjysmën në biznes.
Për sa i përket programit që kemi shpalosur sot, ne prezantojmë taksë të sheshtë 9%, ulje me 300 lek të vjetra karburantin, eliminimi i taksës Rama për karburantin, kontributi shoqëror do të shkojë në 18%, 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi’
Biznesen: ‘Ky është ndër lehtësimet që mund të na bëhet. Me taksën progresive kemi paguar shumë më shumë. Madje kemi paguar vetë rrugën, nuk ka pasur investime për rrugën nga shteti.’