Biznesmeni nga Elbasani kapet “mat” me kokainë

Pronari i një lokali në Elbasan, Arzen Dehari, 46 vjeç është arrestuar dje nga policia, pasi në biznesin e tij u gjetën 11 gramë kokainë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin “Lloto Sporti” u gjet dhe sekuestrua përveç kokainës edhe një peshore elektronike. “Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Arzen Dehari, 46 vjeç banues në Elbasan”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti” janë konstatuar 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokainë dhe një peshore elektronike. Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakGazetari italian: Në përgjime flitet për Tahirin, Prokuroria ka prova
Artikulli tjetërDroga në burgun e Brescias, furnizuesit ishin shqiptarët