Biznesmeni nxjerr zbuluar policinë për kokainën: Ndërhynë para se droga të merrej në dorëzim

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë ‘Arbri Garden’, që kishte porositur kontejnerin me banane ku u gjetën 613 kg kokainë ka folur ekskluzivisht për herë të parë në një lidhje telefonike për News24.
INTERVISTA
Jam në një situatë të pafavorshme. Skam lidhje me ngjarjen. Jam biznesmen modest në Shqipëri. Kam një kontratë për 4 kontinente. Kam kontratë me një nga firmat më serioze. Kontejnerët s’kanë lidhje me kompaninë ‘Arbi Garden’. Asnjë person nuk është kapur në flagrancë. Ata kanë shkarkuar kontejnerin e parë, punonjësit ishin duke pritur. Nuk ka asgjë të paligjshme. Do shkarkoheshin 20 paleta. Unë jam pro kapjes së drogave, pasi s’merrem me to. Jam kundër tyre dhe as cigare nuk pi. Kontejneri rri aty gati 20 minuta, dhe më pas kthehet në port. Ai kontejner nuk është i ‘Arbi-Garden’. Më pas ai largohet. Pronë e imja janë vetëm bananet.
A prisni më kontejner?
Në javë porosis 4-5 kontejner me banane.
Ju e dini kush e ka ngarkuar drogën?
Nëse do e dija do isha njeriu më i zgjuar.
Po si është ngarkuar?
Dihet që në Kolumbi ka probleme me drogën. Unë di të them vetëm një gjë, se kontejneri nuk është ngarkuar për tek unë. Frutat janë ngarkuar për ‘Arbi-Garden’ s’kanë lidhje me drogën.

Ju thatë se jeni nisur drejt Shqipërisë? Kur u larguat?
Më thanë se jam arratisur. Nuk arratisem me gruan time. Kam ikur nga Shqipëria dhe jo nga Rinasi. Jetoj në Shqipëri. Arsyeja ime është familjare dhe do kthehem. Jam larguar për në Gjermani nga dita e shtunë. Dhe jo nga Rinasi. Ju kërkoj publikisht juve dhe kolegëve tuaj, mos përhapi lajme për një familje të ndershme.
Kur mendoni të ktheheni, pse pritët kaq gjatë për të reaguar?
Në momentin që kam dëgjuar lajmin, kam prerë biletën. Kam dëgjuar politikanët shqiptarë që thonë; ky është i PD, i këtij, i atij. Jam tropojan por as armën s’di ta përdor, s’kam lidhje politike. Do zbardhet e vërteta. Skam pasur kurrë probleme me autoritete gjermane, e as me ato shqiptare. Unë lëviz nga Kosova sepse bileta është më e lirë. Unë kam udhëtuar në Dyseldorf. Do kthehem nga Kosova për në Shqipëri. Po thuhen shumë të pavërteta. Bravo u qoftë atyre që kapën drogën, jam shumë i lumtur që u kap droga. Por s’duhen të bëhen gjëra pa pasur fakte. S’mbaj dot të pavërteta.

Jeni i gatshëm të shkoni në prokurori?
Jam i gatshëm që të shkojë kudo. Kam kapur një avokat në Gjermani për të drejtat civile. Nuk jam as i krahut të majtë e as të djathtë, jemi një familje e thjesht. S’kam vila e as saraje. Jetoj me babain në Sauk. Jam një qytetar i thjesht që nuk jam dënuar as me një gjobë dhe asgjë në Gjermani.
Kur do ktheheni?
Do isha shumë shpejt në Tiranë po të mos bëhej gjithë kjo. Do vij shumë shpejt këto ditë, sapo të më thotë avokati në Gjermani. Do arrestohem patjetër. Po bëhet show politik. policia fare mirë mund ta bënte një gjë, që ta linte të shkarkoheshin paletat dhe të shihte se ku do shkonte droga. Do e shihte nëse ishte për Shqipërinë apo jo. Aty do t’i gjente trafikantët. Por ajo e dinte se s’do i gjente aty trafikantët, dhe për fat të keq kjo është Shqipëria jone. E vërteta do dalin pasi janë BE dhe gjermanët, avokatët dhe jo vetëm shteti shqiptar. Ju falënderoj shumë. Falënderoj gjithë shqiptarët dhe i kërkoj ndjesë familjes time.

Exit mobile version