BKH dhe FNSH aksion në Shkodër e Fier me urdhër të SPAK, raportohet për disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore.

 

Sipas burimeve, personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se deri tani janë ndaluar 4 persona në Koplik.

Aksioni për kontroll personal dhe të automjeteve me vendim të GJKKO është në vazhdim.

Gjithashtu ky operacion është ndërmarrë edhe në Fier në bashkëpunim me policinë vendore lidhur me një tjetër procedim penal.

Artikulli paraprak“Vota e Lezhjanëve nuk është plaçkë e Bashkisë!” – nga Eduart Ndocaj
Artikulli tjetërKomplot për destabilizimin e Gjermanisë nga agjentë rusë, Bild: Planifikonin sulme me eksploziv