“Black out” në Australi! Sistemet në banka, linja ajrore dhe media kanë rënë për shkak të problemeve me sistemin e IT! Problemi, në nivel global

Biznese si bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, stacionet televizive e radiot dhe supermarketet në mbarë botën u mbyllën shkak të një problemi me Microsoft.

 

Sistemet bankare australiane dhe supermarketeve u prekën gjithashtu. Transmetuesit australianë, Australian Broadcasting Corporation dhe Sky News konfirmuan se po përballeshin me vështirësi transmetimi.

Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Gjithashtu u raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re.

Sipas uebsajtit të specializuar Downdetector, defekti prek shumë banka dhe kompani telekomunikacioni.

“Jam vënë në dijeni për një shkelje teknike në shkallë të gjerë që prek një numër biznesesh dhe shërbimesh në të gjithë Australinë,” tha Michelle McGuinness nga Agjencia Australiane e Sigurisë Kibernetike përmes X.

“Sipas informacioneve bëhet fjalë për një problem teknik me platformën e softuerit të përdorur nga kompanitë e prekura”, shtoi ajo.

Aeroportet në  Melburn po përjetojnë një problem global që ndikon proceset e check-in-it për disa linja ajrore.

American Airlines”, “United” dhe “Delta” i kërkuan autoritetit të aviacionit civil amerikan (FAA) që të ndalojë të gjitha fluturimet pasi linjat ajrore aktualisht po përjetojnë probleme komunikimi.

Artikulli paraprakUnited, Delta dhe American Airlines ndalojnë të gjitha fluturimet! Linjat ajrore, probleme komunikimi! Avionët do të qëndrojnë në ajër
Artikulli tjetërVendi ende nën “pushtimin” e të nxehtit, si parashikohet moti për sot: Temperaturat deri në 42 gradë Celsius! Ja zonat ku do të ketë shtrëngata e stuhi