Sistemet bankare australiane dhe supermarketeve u prekën gjithashtu. Transmetuesit australianë, Australian Broadcasting Corporation dhe Sky News konfirmuan se po përballeshin me vështirësi transmetimi.
Ndërprerja duket se po prek kompjuterët Windows në nivel global. Gjithashtu u raportuan probleme në Indi, Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re.
Sipas uebsajtit të specializuar Downdetector, defekti prek shumë banka dhe kompani telekomunikacioni.
“Jam vënë në dijeni për një shkelje teknike në shkallë të gjerë që prek një numër biznesesh dhe shërbimesh në të gjithë Australinë,” tha Michelle McGuinness nga Agjencia Australiane e Sigurisë Kibernetike përmes X.
“Sipas informacioneve bëhet fjalë për një problem teknik me platformën e softuerit të përdorur nga kompanitë e prekura”, shtoi ajo.
Aeroportet në Melburn po përjetojnë një problem global që ndikon proceset e check-in-it për disa linja ajrore.
American Airlines”, “United” dhe “Delta” i kërkuan autoritetit të aviacionit civil amerikan (FAA) që të ndalojë të gjitha fluturimet pasi linjat ajrore aktualisht po përjetojnë probleme komunikimi.