Blendi Fevziu ‘vë në lojë’ Gaz Bardhin: Qenke dhe boksier!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një intervistë në “Opinion”, tregoi arsyet që e kanë shtyrë opozitën të ndaloi mos zhvillimin e seancës plenare.

Fevziu: Unë nuk e dija që ti merresh dhe me boks…

Gazment Bardhi: Në fakt seanca e sotme është një vijim i asaj që ka ndodhur në 3 javët e fundit në Kuvend, ku ne kemi marrë zotimin për të mos lejuar vijimin normal të punës së Kuvendit.

Fevziu: Por zoti Bardhi ju jeni votuar si ligjvënës, jo si kickboksier…

Gazment Bardhi: Që ne të ushtrojmë funksionin tonë të ligjvënësit zoti Fevziu do duhet më së pari të respektohet Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Pse kemi ardhur ne në këtë seancë?

Fevziu: Pse vazhdoni shkulni mikrofonët e sallës së Kuvendit?

Gazment Bardhi: Sepse na kanë shkulur mandatin e deputetit, karrigen…

Gazment Bardhi: Së pari, nuk lejohet asnjë komision hetimor që është e drejtë kushtetuese e opozitës, dhe refuzimi i kërkesave tona bëhet pa asnjë shpjegim. Në ccdo seancë Nikolla tallet me deputetët e opozitës, përpiqet të poshtërojë deputetët duke provokuar konflikt.

Fevziu: Duhet të ishte opozita që s’duhet ta bënte veten për t’u tallur.

Gazment Bardhi: Së pari, kjo tregon se ne nuk lejojmë që dikush të tallet me ne, as të na mohojë të drejtat kushtetuese.

Fevziu: A keni të drejtë ju të prishni një seancë?

Gazment Bardhi: Patjetër! Po ata a kanë të drejtë të na shkelin të drejtat kushtetuese?!

Artikulli paraprakHaxhimali: Projektbuxheti 2024 nuk prezanton qasje strategjike ndaj shërbimeve te pushteti vendor
Artikulli tjetërTymi mbulon qytetin e Vlorës, digjet prej 2 javësh fusha e mbetjeve urbane