Analisti Blendi Kajsiu analizoi situatën brenda opozitës, duke veçuar përplasjet e fundit në Parlament mes demokratëve, të cilët krahas tymueseve janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka hyrë në një spirale degradimi dhe kjo është shumë e qartë. Sipas tij, kriza themelore ën PD është fakti se partia identifikohet me vetë Sali Berishën.
Kajsiu shtoi se PD-ja nuk shihet si një parti, e cila ka një frymë popullore, por që lidhet me një person.
“PD ka hyrë në spirale degradimi që do çojë o në shkatërrimin e saj tërësor ose në lindjen e një forcë të re në të ardhmen dhe kjo mbetet për tu parë. Kriza themelore e PD është identifikimi i saj me Sali Berishën. Faktet treguan se PD u identifikua aq thellë më Berishën”, tha ai.
Analisti shtoi se fakti që mazhoranca ka kaq shumë vite në pushte, tregon se fryma berishiste është kontributi kryesor i kësaj jetëgjatësie politike në pushtet.
“Aleati më i mirë i zotit Rama dhe ajo që mban sot PS në pushtet është Berisha dhe fryma e berishizmit. Qytetari nuk ka se si të besojë tek një opozitë, e cila është në luftë me drejtësinë.”, tha ai.