Blerja e ushqimeve mund të duket e mërzitshme ndonjëherë, por sipas shefave të kuzhinës, kjo detyrë mund të jetë shumë më efikase dhe madje argëtuese!
pazar
Në këtë artikull jepen disa këshilla për planifikimin, buxhetin, dhe blerjet në market, thjesht për të përmirësuar përvojën e gatimit në shtëpi. Disa ndryshime në rutinën tuaj mund t’i bëjnë punët më të thjeshta dhe më të këndëshme.
Blini dhe gatuani sipas sezonit
Përpara se të shkoni për Pazar, bëni fillimisht një listë me produktet sezonale dhe përpiquni të zgjidhni nga ajo listë. Perimet e stinës shpesh janë produkte vendase, produkte që nuk kanë ndenjur me muaj në frigorifer.
Përpiqnuni të bëni pazar në tregjet e fermerëve
Aty do të gjeni produkte më cilësore, të nxjerra direkt nga toka dhe më të freskëta se kudo tjetër. Produkte që u japin edhe më tepër shije pjatave tuaja.
Kujdesuni që ushqimet të jenë gjithmonë të freskëta
Ndonjëherë blerja me shumicë mendohet të jetë një zgjidhje ideale, por në të vërtetë blerja me sasi më të vogla është më efektive.
Planifikoni vaktet për javën
Bëni një menu javore, më pas në të përfshini përbërësit që gjenden në raftet e kuzhinë tuaj dhe pjesën tjetër blijeni.
Jini fleksibël me blerjet
Ju nuk duhet domosdoshmërisht t’i përmbaheni listës që krijoni. Kur rastisni të gjeni oferta të leverdisshme apo ushqime që janë vërtetë të mira në dukje, mo su kurseni.
Organizoni listën e blerjeve sipas grupeve ushqimore
Filloni duke menduar për të gjitha vaktet që përgatitni gjatë javës. Në grupe, të tilla si mallrat e thata, të ngrirat, mishi, ushqimet e detit, shpendët dhe produktet e qumështit. Mendoni gjithmonë për sezonalitetin dhe blini tek fermerët sa herë që është e mundur.
Mos bëni pazar nëse jeni të uritur
Kur je i uritur, gjithçka duket mirë dhe me shumë mundësi do të përfundoni me të gjitha llojet e ushqimeve që nuk kishe menduar kurrë t’i blije.
Sfidoni veten duke provuar produkte të reja
Kur bëni blini ushqime, provoni të blini edhe ato gjëra që nuk i keni provuar apo gatuar kurrë më parë. Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të zgjeruar aftësitë tuaja në kuzhinë, apo edhe për të gjetur një ushqim të ri të preferuar.
Ngrini ushqimet e mbetura
Përbërësit që ju kanë tepruar nga përgatitja e një receta mund të ruhen në ngrirje për t’u përdorur përsëri pas pak kohësh.