Blinken më 15 shkurt në Tiranë! Mesazh mbështetjeje për punën e SPAK

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të jetë në Shqipëri në një vizitë njëditore të enjten e 15 shkurtit. Ai do të takohet edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Ai bëhet kështu sekretari i 6-të amerikan i Shtetit që viziton zyrtarisht vendin tonë.
Për shkak të vizitës së kreut të diplomacisë më të madhe në botë, Tirana pritet të jetë në masa të rrepta sigurie.
Blinken, i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha në maj 2021, synon që përmes kësaj vizite të ritheksojë mbështetjen amerikane ndaj prokurorisë speciale SPAK.
E prandaj, Blinken do të zhvillojë një takim ‘kokë më kokë’ më kreun e SPAK, Altin Dumanin.
Ky takim vjen në një moment kur SPAK ka hapur çështje konkrete ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve më të lartë në vend, ndërsa jo pak janë edhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, qoftë nga “Rithemelimi” apo nga pushteti i Edi Ramës që synon kontrollin e tij nëpërmjet ngritjes së komisioneve të posaçme monitoruese.

Exit mobile version