“Blinken në Shqipëri, moment i rëndësishëm”, ish-ambasadori Çejku pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: U vu në pikëpyetje dialogu. Kurti dhe Vuçiç…

Ish-ambasadori në Kosovë Arben Çejku, foli mes të tjerash në lidhje me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, ai tha se vizita e Blinken është e e rëndësishme

“ Kjo javë është java e Blinken, Ka nisur me lajmin që do vizitojë Tiranën e deri të dielën do diskutojmë mesazhet dhe axhendën e takimeve të tij. Kjo është një vizitë e rëndësishme për atë që përfaqëson ai dhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë dhe Ballkanin. Përfshirë Kosovën dhe marrëdhëniet e vështirësuara me Serbinë.

Faktorët politikë në Shqipëri po përpiqen të mos e marrin shumë në konsideratë vizitën duke e parë si diplomatike. Qytetarët do të kuptojnë mesazhet e SHBA për politikën tonë. Çdo mesazh duhet parë me kujdes. Zyrtarë të tillë vizitojnë vende që kanë problematike. Një dorë amerikane në lidhje me aspiratat tonë është e rëndësishme.”, tha ai.

Çejku foli edhe në lidhje me situatën në Kosovë pas mbledhjes së OKB-së.

“Prologu i takimit, u parapri nga një seri deklaratash zyrtarësh në Prishtinë e Beograd. Duhet që palët do shkonin që të tregonin pozicionin e tyre, Kurti vuri theksin tek sovraniteti, ndërkohë që Vuçiç pas fitores në zgjedhjet e fundit kërkoi të konsolidonte qëndrimin e vet duke qetësuar faktorët e brendshëm në lidhje me situatën me Kosovën. Palët u kujdesën të ishin agresivë, duke vënë në pikëpyetje dialogun.

(BalkanWeb)

Exit mobile version