Blinken në Tiranë, Aleksandër Çipa: Amerikanët të interesuar për luftë ndaj korrupsionit dhe rikthimin e balancave në politikë

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë.

Në rubrikën “Opinion” në News24, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për luftë ndaj korrupsionin dhe rikthimin e balancave në politike në Shqipëri.

Ai ka shtuar se vizita e Zyrtarit të Lartë Amerikan, rrit partneritetin mes dy vendeve si dhe e ka lidhur me situatën gjeopolitike dhe tensionet në rajon.

Pjesë nga biseda në studio:

Vizita rrit partneritetin mes dy vendeve. Së dyti plotëson kalendarin e vizitave të larta mes DASH dhe Shqipërisë, së treti ka ndikimi mbi situatën rajonale dhe ndërkombëtare, është një prezencë amerikane e cila në kushtet e tensionit në Ballkan është mesazh që i lëshohet vendeve Ballkanike.

Vizita ka lidhje edhe me situatën gjeopolitike, përplasje Perëndimi me Rusinë dhe tensionet e Rusisë në Ballkan.

Pse u zgjodh Tirana për të lëshuar mesazhe që prekin rajonin?

Jemi një vend që në dy dekada kemi promovuar paqen dhe nuk kemi nxitur tension. SHBA e luan këtë kartë. Në kushtet e një tensioni gjeopolitik dhe ushtarak, nuk përjashtohen mundësitë që të kemi një kontribut të një konteksti në funksion të NATO-s që e investon. Jo më kot në axhendë parashihen takime me krerët e institucionet e larta dhe elitën e projektuar, takim që është potencues në mesazhin e vet.

Artikulli paraprakDASH deklaratë për vizitën e Blinken në Tiranë: Do ndihmojmë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës!
Artikulli tjetërJaponia nuk është më ekonomia e tretë më e madhe në botë, ja shteti që i zuri vendin