Blinken ‘zbërthen’ planin e Rusisë: Putini do të tentojë përmbysjen e qeverisë ukrainase

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shpreh bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase. Në një intervistë për ABC amerikane, Blinken tha se ishte “pjesë e planit rus” për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm ndaj vendit nga veriu, lindja dhe jugu.

Blinken tha se një sulm rus përtej Ukrainës ishte “një mundësi”, por përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj të NATO-s, duke paralajmëruar se “një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”.

“Presidenti ka qenë shumë i qartë se ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Unë mendoj se ky është pengesa më e fuqishme kundër Presidentit Putin që të shkojë përtej Ukrainës,” tha ai.

Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se mundësia e zgjerimit të sanksioneve ekzistuese amerikane për të synuar drejtpërdrejt Putinin ishte ende “në tryezë”, nëse situata do të përshkallëzohej.

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version