Bllofi i kryeministrit dhe shtetrrethimi….

Orjola PAMPURI

Një gjë është e paqarte nga kush po e ruan kryeministri aeroportin, pasi 10 milion euro në aeroport mund të grabiten vetem nga nje grup i mireorganizuar i mbeshtetur fort nga shteti.

Bllofi qe po luan tashmë nuk mund të mbulohet me asgjë. Sot jemi përballë një grushti shteti, një emergjence perballë një kaosi., ku çdo ditë dëgjon vrasje, asgjesime e grabitje në të gjithë vendin. Kupola qeveritare e perfshire ne cdo skandal shteteror, vijon te qendroje ne pushtet me pahir.

Çlirimi i vendit nga krimi dhe bandat e krimit me bashkepunetor vete kryeministrin qe me grabitjen e 10 milion eurove, shperthime tritoli e fakte te pamohueshme ku perfshihen zyrtare te larte te shtetit te cilet bashkepunojne me bandat per te blere votat, me te gjitha keto skandale, kryeministri ne delir e ne ikje artikulon ende tratativa per hapje negociatash, per te cilat serish pengese mbetet opozita.

Ky eshte paradoks, pas te cilit vetem nje mjeran si ky kryeminister mund te qendroje.
Me 13 Prill, te gjitha keto skandale, per secilin prej nesh duhet te jene nje motiv per te na shtyre drejt rruges pa kthim per te larguar kete bande te rrezikshme qe ka marre peng Shqiperine.

Artikulli paraprakHolanda godet Ramën, shumica parlamentare kundër negociatave, kërkohet heqja e vizave shqiptarët
Artikulli tjetërStudentët e Universitetit Bujqësor në protestë: Vijmë për të bërë mësim dhe këtu shohim shumë policë…