Bllokimi i 300 kg kokainë/ Droga u ngarkua në Shqipëri, kamioni u fut nga Maqedonia, në Qafë-Thanë doli i pastër

Të tjera dyshime janë ngritur në lidhje me sasinë prek 300 kg kokainë që u kap ditën e sotme në portin e Durrësit në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Ajo që mësohet është se kamioni kishte mbërritur në portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme, ndërsa gjatë kontrollit me skaner në Qafë-Thanë ka rezultuar i pastër. Kjo ngre dyshimet se sasia e kokainës është mbushur në Shqipëri.

Kamioni kishte për destinacion final Napolin në Itali dhe do të kalonte sërish nga Maqedonia e Veriut. Kamioni ka qenë i ngarkuar me hekur dhe kokaina ishte e fshehur në trupin e kamionit.

Pas ndalimit të drejtuesit të kamionit, shtetasit maqedonas, Nazif Ajrovksi, në dëshminë e dhënë në polici, ky i fundit është shprehur se nuk ka pasur dijeni nëse në kamion kishte lëndë narkotike. Ajrovski është shprehur se merret vetëm me transportin e hekurit.

Nga ajo që dihet deri më tani është se lënda narkotike ishte vendosur në pjesë të ndryshme të kamionit. Kurse pjesa më e madhe e lëndës narkotike është gjetur ne sebrator.

300 kilogramë kokainë, e paketuar dhe e mbështjellë me kuti të markave të njohura si ‘Dior’, ‘Chicago Bulls’, ‘Louis Vuitton’, ‘Kenzo’, ‘PSG’ dhe të ëhiskey-t të famshëm Brazilian ‘Velho Barriero’ është sekuestruar mesditën e somte në Portin e Durrësit.

fff 6

Exit mobile version