Bllokimi i Reformës Zgjedhore, Kulluri: Berisha e bën këtë për të mbajtur Ramën në pushtet

Sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar lidhur me bllokimin e Komisionit për Reformës Zgjedhore.

Ai shprehet se pushtetin Edi Ramës ia ka dhënë Sali Berisha në sajë të marrëveshjes së bërë në vitin 2008. Kulluri thotë se Berisha edhe sot po tenton ta mbajë në pushtet Ramën, duke bllokuar Reformën Zgjedhore.

“Ai qe i dha pushtet Edi Rames ishte Sali Berisha me marrëveshjen e 2008, qe edhe sot duke tentuar te bllokoje e kontrolloje Komisionin e Reformes Zgjedhore kerkon ta mbaje ne pushtet.

Dy vjet ne rradhe Sali Berisha beri te njejtat akuza si Edi Rama ndaj Lulzim Bashes vetem pse u pezullua nga Grupi Parlamentar i Partise Demokratike. Pikerisht duke perdorur historite e sajuara me ndihmen e Mcgonigal e qe tashme jane tretur nga organet hetimore amerikane.

Pse Sali Berisha nuk u tregon shqiptarëve kush ishin njerezit e tij te afert qe dhane deshmi te rreme kunder Lulzim Bashes tek Mcgonigal? Apo dhe per kete do kerkoje falje?! A eshte ndonjehere i vertete ky njeri?

Mjafton te pergjigjet.

Sot Sali Berisha per interesa te tij ka nxjerre nga funksioni parlamentin, njesoj si atehere qe bente thirrje për djegjen e mandateve e mos hyrjen në zgjedhje (deklarata publike ku mburret madje), e me pas ja faturonte kete vendim Lulzim Bashes duke hedhur gurin e fshehur doren!

Sa me shume sulmon Sali Berisha, Edi Ramën dhe anasjelltas, aq më i madh eshte pazari mes tyre. Deshmia e ketyre sulmeve eshte dhe kulla 64 kate në mes të Tiranes ku nuk merret vesh se ku mbarojne aksioneret e Foltores e ku fillojne ata te Rilindjes. “Kundershtare ne parlament por ortak ne beton”, eshte sllogani i ortakerise se 2008! Ndertim te mbare!

Por nese duan vertete ti japin shprese Shqiperise e jo “rrugices”, le te mbeshtesin propozimet e Partise Demokratike per miratimitin e Kodit Zgjedhor duke u mbeshtetur ne vendimet e Gjykates Kushtetuese!”, shprehet ai.

Exit mobile version