Bllokimi i rrugës së Arbrit, Duleviç: Ky është një skandal

Eksperti i energjitikës Azmer Duleviç ka folur për situatën në rrugën e Arbrit dhe bllokimin e 300 personave vetëm nga 20 cm reshje dëbore.

Ai e ka quajtur atë skandal të papranueshëm.

“Rruga e Arbrit ka kushtuar mbi 400 miliardë lekë. Dhe vetëm merr para nga taksat e qytetarëve, dhe është akoma e pasigurte, nuk i plotëson standardet nuk ka sinjalistikë.” – shprehet Duleviç.

Më poshtë reagimi i plotë i inxhinier Duleviçit.

“Ky është një skandal, është e papranueshme. Jemi në 2023. Qytetarët, fëmijët pleqtë mbesin me orë të tëra në të ftoftë në rrugën e Arbrit, Kjo është një papërgjegjshmëri nga ana e institucioneve. Unë nuk e kuptoj në momentin që ndodhi ministrja ishte e përgatitur shumë mirë edhe më kamerat me vete, dhe nuk e kuptoj çdo ministrja ne mes të rrugës kur qytetarët bllokohen dhe ajo thjesht bën propagandë. Patjetër është faji i institucioneve. Nëse ju kujtohet janë hedhur qysh janarin e vitit të kaluar edhe dy satelitë që kanë kushtuar 6.6 milionë dollarë ku është informacioni që do parandaloheshin këto katastrofa. Do të thotë që 6.6 milionë dollarë kanë shkuar kot. Mund të kishin shkuar me mirë për Emergjencat Civile. Sepse janë vetëm 110 borëpastruese. Disa janë kamionë të komunales që zhvendosin borën. Ky është skandal tjetër që nuk kemi mjete ne rastin e emergjencave.

Rruga e Arbrit ka kushtuar mbi 400 miliardë lekë. Dhe vetëm merr para nga taksat e qytetarëve, dhe është akoma e pasigurte, nuk i plotëson standardet nuk ka sinjalistikë…”

Artikulli paraprak111 vjet Pavarësi, Shqipëria feston sot kuqezi! Mbahet për herë të parë ‘Parada e shqiptarëve’
Artikulli tjetër28 Nëntori, Lulzim Basha: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri!