Bllokohen bisedimet për Thibaut Courtois

Thibaut Courtois at the final whistle- UEFA Champions League Semi Final 2nd leg - Chelsea vs Atletico Madrid - Stamford Bridge Stadium - London - England - 30th April 2014 - Picture Matt Watson/Sportimage PUBLICATIONxNOTxINxUK Thibaut Courtois AT The Final Whistle UEFA Champions League Semi Final 2nd Leg Chelsea vs Atletico Madrid Stamford Bridge Stage London England 30th April 2014 Picture Matt Watson PUBLICATIONxNOTxINxUK

Gardiani i “Bluve të Londrës” pretendon një rritje të ndjeshme të pagës, por Abramovich nuk është i gatshëm të derdhë shuma të mëdha në llogarinë e tij. Aktualisht, Courtouis përfiton rreth 90 mijë paund në javë, por 25-vjeçari synon të arkëtojë sa më shumë. Emri i belgut është lidhur edhe me Realin gjatë muajve të fundit dhe nëse Chelsea nuk arrin të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2019, atëherë do të jetë shumë e vështirë që Courtois ta vazhdojë karrierën nën urdhrat e Antonio Contes.
Southampton gjen emrin që do ta drejtojë skuadrën gjatë tri sezoneve të ardhshme. Bëhet fjalë për Maurizio Pellegrinon. Klubi anglez dhe trajneri kanë hedhur të zezën mbi të bardhë në një kontratë 3-vjeçare. Pellegrino do ta marrë drejtimin e skuadrës në datën 1 korrik për të nisur fazën përgatitore.
Tottenham po reziston ndaj ofensivës së Manchester City për të blerë Kylie Walker, të paktën për momentin. Dy klubet kanë nisur bisedimet për talentin e Spursave, por Pochettino nuk kërkon të privohet nga Walker, vetëm nëse ndaj tij vjen një ofertë vërtet e rëndësishme. Në këtë pikë, City ka ofruar rreth 40 milionë paund, por Tottenham nuk ka aspak qëllim ta largojë lojtarin pa 10 milionë më shumë.

Exit mobile version